Një 45-vjeçare ka ndërmarr një akt ekstrem, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në Tiranë.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja me inicialet S. Xh., 45 vjeçe.
Për pasojë 45-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.