Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë deklaratën e fortë duke thënë se TIK në Shqipëri ka përthithur shumë fonde.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai nënvizoi se një ditë do të hapet kutia e pandorës dhe do të zbardhen fondet që janë vjedhur.

“Kanë bërë tendera, të cilat një ditë këto inceneratorët do të na ngjajnë shumë të vogla. Do të hapet një ditë ajo kuti pandore dhe do të shikohet se TIK në Shqipëri ka përthithur në një vrimë të zezë më shumë  fonde se inceneratorët. Kjo ka vëmendje dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Shqipëria ka ekspertë të pavarur që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj dhe dinë dhe marrin  vesh se çfarë po ndodh pas kuintave”– theksoi Ervin Karamuço.