Kreu i PL Ilir Meta është pyetur sot për takimin e opozitës që u zhvillua dje me ftesë të Gazment Bardhit i cili nuk njeh shkarkimin e tij si kryetar grupi.
Sipas Metës deputetët e PL-së kanë qenë gjithnjë një vijën e parë të ballafaqimit me regjimit
“Besoj se deputetët e PL kanë qenë gjithnjë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimit në parlament edhe kudo.
Është e rëndësishme që të 63 deputetët e opozitës t’i përgjigjen asaj kërkese që kanë bërë ata të cilët i kanë votuar në zgjedhjet e 2021 dhe të ndalojnë cdo lloj komukimi me këtë regjim i cili investimin më të madh e ka bërë për të përcarë opozitën për të blerë segmente të caktuara të saj dhe për të përjetësuar këtë regjim kleptokratik që është në kurriz të të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Meta.