Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar Nënë Terezën në ditën e shenjtërimit të saj.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Nënë Tereza i dëshmoi botës forcën e dashurisë dhe dhembshurisë.
“Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptares që i dëshmoi botës forcën e dashurisë dhe dhembshurisë”, shkruan Rama.