Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Përmes një reagimi në Facebook, Basha është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama, e damkosur nga SPAK, nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake.

Ai tha se at ai bën bashkë vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve, ndërkohë që i bëri thirrje drejtësisë të vijojë përpara me hetimin e aferave korruptive.

Q”everia e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.

Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës”, tha Basha.