Rritja e paketave turistike, nuk i frenoi qytetarët shqiptarë, të kalonin sezonin veror, jashtë vendit.
“Shqiptarët preferojnë Turqinë, kanë preferuar Dubain, por në shtator, tetor, pas gushtit për shkak të temperaturave të larta që ofro, këtë vit ka pasur goxha rritje çmimesh sidomos zona e bodrumit dhe Antalias, diku se 40% ka qenë rritje e çmimeve”,-tha Melisa Hajdini, operatore turistike.
Ndryshe nga vitet e tjera, operatorët turistik, thonë se familjet bënë disa kompromise sa u takon pushimeve verore.
“Familjet që vjet morën resortet e luksit këtë vit anë ulur nivelin e tyre, tek resortet mesatare. familjet normale morën resortet ekonomike, kanë çmime të ulëta, por kushte të mirë çmimet kanë variuar nga 800 euro për çift, më i shtrenjti mund të shkojë deri në 20 mijë euro çifti. në zonë e bodrumit. Dubai ka ofruar paketat 400 euro për person, 5-6 ditë ka pasur çmime të përballueshme”,-tha Melisa Hajdini, operatore turistike.
Ndryshimi i kursit të këmbimit dhe rënia e euros, ndikoi tek udhëtimet, drejt Greqisë. Të rinjtë ishin ata që i rezervuan më së tepërmi, pasi nuk u ofrua udhëtimi me avion por me autobus.