Pas pesë orë shqyrtimi procesi i konfliktit për legjitimitetin e Partisë Demokratike është mbyllur me vendimin e trupit gjykues (dhenë pak më parë) i cili ia heq vulën Sali Berishës. Vendimi sikurse dhe shqyrtimi i çështjes gjyqësore, u dha në masa të rrepta sigurie, e rrethuar me forca të shumta policie, por edhe me prezencë të përfaqësuesve të Ambasadës amerikane, Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit e trajtoi çështjen në themel, duke rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Sali Berishës, që të mos njihej fare si palë në proces grupimi i Enkelejd Alibeajt. Gjykata vendosi që çështja të kalojë në Shkallën e Parë.

Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha të drejtë Sali Berishës, duke njohur Kuvendin e këtij të fundit, në Dhjetor 2021 ose kthimin e çështjes në Shkallën e Parë.

Apeli pranoi kërkesën e fundit dhe tani do të thotë se derisa të ketë vendim të formës së prerë, vula e PD-së i mbetet grupit legjitim nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt. E kjo nuk donte shumë mend për t’u kuptuar, pasi në Gjykatë u panë përfaqësues të ambasadës amerikane, për t’u siguruar që të mos viheshin në zbatim pazaret e Berishës me Ramën.

Në përfundim të seancës, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt njoftoi se të hënën ata do të regjistrohen në KQZ, duke bërë që Berisha tani të mbetet jashtë zgjedhjeve. “Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë me një tjetër trup gjykues. Ankimi i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, u pranua, do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj, do regjistrohemi ditën e hënë në KQZ”, tha Indrit Sefa