Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas sekuestrimit të kompanisë së Inceneratorit të Tiranës.

Bardhi thotë se përgjegjësit e kësaj afere duhet të dalin para drejtësisë, ndërsa shkruan se paratë e vjedhura duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

“Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të bërë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë”, shkruan Bardhi.