Moti i nxehtë vijon të mbajë të mbërthyer vendin tonë dhe vala e të nxehtit pritet të jetë prezente deri më 27 korrik.
Në zonat bregdetare temperatura maksimale do të kapë vlerën e 40 gradëve. Edhe zonat malore vazhdojnë të jenë temperaturat e larta. Ndërkaq të premten dhe të shtunën termometri do të shënojë 43 gradë, në Tiranë, Elbasan, Berat e Gjirokastër.
Sipas Meteoalb, të dielën pritet një ulje e temperaturave me 2 grade celsius, por i nxehti kthehet përsëri javën e ardhshme. Termometri duke nisur nga e hëna do të shënojë si temperaturë maksimale, 43 grade celsius.