Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka thënë se nëse Shqipëria nuk nxjerrë rezultate pozitive në ndeshjet e shtatorit me Çekinë dhe Poloninë, atëherë rruga për Euro 2024 do të bëhet e vështire

Duka ka dhënë një intervistë për “fshf.org”, ku ka folur edhe për situatën e Kombëtares shqiptare në kualifikimet për Evropianin e futbollit, i cili mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

“Janë dy ndeshje shumë deçisive, Çekia është ‘kapo’ i grupit dhe Polonia është pretendenti për të qenë në vendin e parë ose të dytë. Ne gjithashtu. Besoj se shtatori do të japë 80% të pamjes se si do të jetë klasifikimi për të qenë se si do të jetë klasifikimi për të qenë pjesë e ‘EURO 2024’. Por nuk do të më pëlqente të thoja dy finale, do të thoja një. Le të shohim Çekinë, një ndeshje shumë e rëndësishme.

Çekia është në një moment euforik, të mirë. Ka bërë disa rezultate pozitive, pavarësisht barazimit në Moldavi. Ka fituar kundër Polonisë, është në vendin e parë në grup. Ne duhet të shkojmë aty për t’i sfiduar ata në Çeki. Për të bërë një rezultat pozitiv, për të fituar apo barazuar ndeshjen”, ka thënë Duka. “Nëse nuk bëjmë rezultat pozitiv në këto dy ndeshje, atëherë do të jetë e vështirë rruga jonë për në Europian”.

Aktualisht Shqipëria gjendet në vendin e dytë në Grupin E, të cilin e kryeson Çekia.