Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar pas ngjarjes barbare në Fushë Krujë.

“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë.

Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje.

Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”, shkruan ai.

Një prej të dhunuarve nga fisi Rraja, ka akuzuar Policinë se ka shkuar në vendin e ngjarjes vetëm dy orë pas ngjarjes së rëndë.

Ndërsa në media, ka pasur akuza edhe për faktin se policët kanë njoftuar fisin Rraja, për denonciminn që është bërë ndaj tyre.