Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, foli për gjendjen në Kosovës dhe tensionet në veri të vendit.

Ai tha se nuk donte të shikonte këto mosmarrëveshje, ndaj bëri thirrje të ndalet  menjëherë “kjo marrëzi”.

“Ne do të diskutojmë për gjërat. Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do doja që të mos kishte ndodhur kurrë.

Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Mendoj që kanë bërë një gabim që të votojnë.

Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë në shumicë, që të përpiqen të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin e tyre.

Por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është që ta ndalim këtë marrëzi.

Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ka njerëz që jetojnë aty.

Kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Qytetarët kanë nevojë t’u thuhet që ju duhet të votojnë gjithmonë”, tha Clinton.