Nga Vassilis Nedos, Kathimerini
Mesazhi nga Athina për Tiranën në deklaratat e ambasadores greke Konstantina Kamitsi për median shqiptare ishte i qartë: Mbajtja në qeli e kryebashkiakut të zgjedhur etnik të Himarës do të jetë një gjemb në këmbë në marrëdhëniet greko-shqiptare për disa kohë në vazhdim.
Deklaratat për një lidhje të qartë mes perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe respektit të shtetit ligjor (shkelur rreptësisht nga ndalimi i Belerit) kanë nxitur një reagim në shtypin shqiptar për ‘ndërhyrje’, çka nuk fsheh shqetësimin e qeverisë së Edi Ramës për drejtimin që po merr çështja.
Kamitsi ndodhej në Himarë ditën e martë, kur Beleri duhej të betohej si kryetar bashkie, por nuk u lejua nga organet e drejtësisë shqiptare. Në vend të kësaj, u zhvillua një mbledhje e këshillit bashkiak, gjatë së cilës kontrolli i bashkisë kaloi me 13-8 vota në favor të socialistëve të Ramës, një tregues se sa e rëndësishme konsiderohet kjo bashki për Tiranën.
Athina pritet të ndërmarrë veprime institucionale në nivelin e marrëdhënieve BE-Shqipëri. Tirana e di mirë se hapësira për manovrim është shumë e kufizuar në nivelet e BE-së, pasi dispozitat që përshkruajnë procesin e anëtarësimit janë shumë të qarta.