Në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete shtetasi R. Ç., 82 vjeç.
Policia bën me dije se ky i fundit dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.
Ai arrestin e ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.