Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK pas publikimit të videoskandalit ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë së bashku me Alma. K.
Në sallën e gjyqit Gjici është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale.
“S’ka asnjë procedurë të nisur për tender apo praktikë, skam bërë asgjë. U ndëshkova për atë gabim që bëra. E mora dënimin për atë veprim të turpshëm, rashë në kurth”, mësohet të jetë shprehur Gjici.
Ndërkaq është vendosur arrest shtëpie edhe për Alma Kaçin, gruan e video-skandalit.