Fredi Beleri nuk mund të betohet si kryeashkiak i ri i Himarës. Kërkesa e tij për ta bërë këtë akt procedurial, si fitues i 14 majit në Bashkinë e Bregut është refuzuar nga Gjykata, duke e lënë sërish në burg të preferuarin e Athinës për të qeverisur zonën e nxehtë të pretendimeve të natyrës nacionaliste, tipike ballkanike.

Kujtojmë se Fredi Beleri po gjykohet nga SPAK për blerje votash. Ai u arrestua pak ditë para zgjedhjeve, në një rrethanë që u cilësia si “flagrancë”, duke sjellë reagime të ashpra nga Athina, por dhe nga Brukseli dhe Uashingtoni. Por më vonë, zërat reagues nga dy polët e Perëndimit u shuan, duke mbetur vetëm ato të Athinës.

Për kryeministrin Rama, Fredi Beleri duhet të gjykohet nga drejtësia e jo të lirohet nga qeveria.

Kujtojë se Fredi Beleri i është qasur Himarës jo si me dhunti menaxhimi, por me projekte helenistike. Madje në këtë kontekst nuk dihet se ç’aftësi të spikatura ka ai në çështje menaxheriale.

E pashjegueshme në fitoren e tij mbetet një sasi e madhe votash nga Labëria, rreth 500 sosh, të cilat thuhet se kanë qenë përcaktuese që ai të dalë me pak votë sipas Jorgo Goros.

Këto 500 vota kanë ardhur nga Dukati, Vranishti, Tërbaçi e Bolena, të dalluara për shqiptari deri në kokëkrisje tipike labe.