Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur të premten i alarmuar nga situata në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se po bëhen arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë, ndërsa ka përmendur edhe marshimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë.
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur prej retorikës së rëndë nga Serbia”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Ai ka theksuar se nuk do ta tolerojnë këtë:
“Pavarësisht takimeve të djeshme të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.”