Përveç se humbi mandatin si edhe fytyrën nga seks skandali në zyrën e tij, Safet Gjici tashmë do të ketë probleme serioze me drejtësinë, pasi nga versioni i gjatë i videos duket se marrëdhënia e tij seksuale me Alma Kaçin është zhvilluar në këmbim të marrjes së projektit për kastrimin e qenve.

Pak sekonda pasi i ofroi “shërbimin” Gjicit, ndërkohë që ai ishte ende duke marrë veten, Alma Kaçi i kërkon atij një vend pune në Kukës në mënyrë që të transferohet me qira atje si edhe dhënien e projektit për qentë.

Pra, kjo rrëzon pretendimin e Gjicit se kishin një marrëdhënie intime të gjatë, përmes të cilit ai kërkoi që të shmangte pikërisht akuzat e SPAK për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”.

Ajo që bie në fakt në sy nëse sheh me vëmendje videon e gjatë është fakti se Safet Gjici nuk kujdeset që të paktën të mbyllë derën teksa eksploron me shumë angazhim gojën e Alma Kaçit duke qënë i sigurt që aty nuk do të futej njeri.

Gjatë videos ai i bën me shenja vajzës që të mos flasë me zë të lartë pasi ka njerëz në anën tjetër të derës, ndërsa fill pasi “mbaruan punë”, Gjici thërret në telefon zëvendësin e tij, Granit Gjanën, i cili futet në zyrë direkt pa patur nevojë që të shkonte dikush t’i hapte derën.

Kjo tregon se stafi i Gjicit jashtë është kujdesur që aty të mos futej askush tjetër teksa brenda ishte Alma Kaçi

lg.php?bannerid=24&campaignid=9&zoneid=2&loc=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fhapi deren detaji qe nuk u kap nga video skandali i safetSafet Gjici tregonte shumë kujdes që në zyrë të mos i futej askush në zyrë me telefonin me vete, por Alma Kaçi duket se e ka filmuar atë me një kamera të instaluar në një gotë, të cilën e kishte vendosur në krye të tavolinës. /albeu.com