Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit.
Përmes një reagimi në Twitter, Rama shkruan se KFOR nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tyre, por rikthimi në shtëpi është i domosdoshëm.
Rama shtoi se që prej ditës së djeshme janë 100% të fokusuar tek lirimi i tyre.
Reagimi i plotë:
1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.