Eksperti Tom Kallanxhi ka treguar se kush qëndron në krye të listës si personi më i ndjekur në rrjetet sociale, ku si ‘mbretëresha e Instagramit’ ai tha se është moderatorja, Kiara Tito.

“Kiara ka aktivitetin më të lartë në reels dhe postime. Ka shifra goxha të larta. Dhe gati 500-700 mijë një story view. Kiara është op top”, tha ai

Lidhur me partnerin e saj, Luiz Ejllin, eksperti tha se ky i fundit e la lënë pas dore rrjetin e tij social, pasi nuk i ka mbajtur fansat e angazhuar dhe mbase do t’i duhet një menaxher që të merret me postimet e tij.

“Luizi e ka lënë pas dore social median e vet. Nuk i ka mbajtur fansat e angazhuar. Postet që ka bërë kanë qenë shumë amatore. Ndoshta është momenti që të ketë një menaxher që të merret me këtë gjë. I pari i kërkuar në Google është Luizi. Më pas kemi Kiara Titon. Edhe Ronaldo ka pasur disa trende në disa momente të caktuara. Për Luizin kërkohet në të gjithë vendin. Është në garë me Kiarën vetëm në Fier”, tha eksperti.