Kryeministri Edi Rama thotë se Kosova po hyn në një kurs përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike. Pas komunikimit të anulimit të mbledhjes së dy qeverive, Rama u shpreh qëndrimi i Shqipërisë është i njëjtë me ata të partnerëve ndërkombëtarë.
Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie vëllazërie, por theksoi se vendi ynë nuk ka shans të ‘zhvendoset nga boshti i bashkisë euroatlantike’.
“Shqipëria nuk funksionin e izoluar. Marrëdhënie e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazëria, por Shqipëria është një shtet, pjesë e pandashme e bashkisë euroatlantike, anëtare e NATO- dhes nuk ka shans që të zhvendosemi nga boshti i bashkisë euroatlantike.
Ne mendojmë 100% njësoj siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast. Ashtu sikundër ju kam thënë që kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri unë isha 100% me Albinin që zgjedhjet duhet të mbaheshin.
Sot jo vetëm që nuk ndajmë opinionin për mënyrën si po veprohet por ne si vend jemi 100% kundra mënyrës si po veprohet.
Kosova po hyn në një kurs përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike., Kosova nuk është aspak ndonjë arsye tjetër, Kosova është Kosova”, tha Rama.