Kryebashkiaku i zgjedhur më 14 maj në Has, rezulton se është i dënuar. Një document zyrtar i nxjerrë nga prokuroria e Shkodrës, bën të ditur se Miftar Dauti rezulton i dënuar. Dokumenti mban datën 6 mars 2023, çka tregon se regjistrimi i Dautit, është kryer në shkelje të Kodit Zgjedhor, pasi nuk mund të regjistrohet një person me precedente penale.

Nuk dihet nëse do të hapet proces në KQZ, pasi nëse Dauti nuk e ka treguar dënimin në formularin e dekriminalizimit, ai rrezikon të ndiqet penalish, përveçse shkarkohet nga detyra.

FOTO/ Kryebashkiaku i ri i Hasit rezulton i dënuar!