Nisma “Thurje” është regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kreu i saj, Endri Shabani tha se vizioni i tyre është për një Tiranë krejt ndryshe.
Shabani u shpreh për mediat se një nga synimet e nismës “Thurje” për Tiranën është të zgjidhet problemi i transportit publik duke ofruar transport falas për pensionistët dhe studentët.
Gjithashtu ai u shpreh se synimi i tyre është të ulin kostot e jetesës duke hequr taksat e panevojshme, ndërsa shtoi se nuk bëjnë “premtime fantastiko-shkencore me satelitë”.
“Krejt ndryshe nga ata që e kanë lënë këtë rrugës, ju e keni parë që nisma “Thurje” i ka rezistuar dimrit, ne kemi një vizion për këtë qytet por edhe për të gjithë Shqipërinë vizioni ynë është për një Tiranë krejt ndryshe. Ne duam të ndryshojnë çështjen e trafikut në qytet që sot i merr 36 orë çdo muaj ne kemi një plan për të zgjidhur problemin e transporti publik në Tiranë ju jeni të vetëdijshëm për atë që ndodhi dje. Ne kemi një plan për ta transformuar transportin publik që do na japë mundësi studentëve të udhëtojnë falas dhe pensionistëve.