Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me projektin e “Urës mbi Bunë”, marrëveshja për zbatimin e të cilit u firmos ditën e djeshme gjatë mbledhjes së përbashkët me qeverinë malazeze.

Projekti është përgatitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të bashkëfinancohet nga qeveritë e Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Me ndërtimin e kësaj ure, shkurtohet distanca mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 kilometra në 300 metra.

“MIRËMËNGJES

dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.