Ka përfunduar në tragjedi, festa e ditëlindjes për një grup prej 24 turistësh në bordin e një varke në Lago Maggiore.

Ndërhyrja e mjeteve navale e ajrore të forcave të rendit kanë çuar në shpëtimin e 20 turistëve të tjerë, 5 prej të cilëve ndodhen në kurim spitalor pranë strukturave të zonës.

Barka e gjatë 16 metra kryente shpesh shërbime turistike në Lago Maggiore e jepej me qera për evente e festa private.