Gjykata e Rovigo-s ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg Nadire Kurtin. Ajo vrau vitin e kaluar bashkëshortin e saj, Shefki Kurtin, 72 vjeç.

Nadirja, 69-vjeçare, e copëtoi trupin e pajetë të bashkëshortit dhe pasi e futi në disa qese e hodhi në një kanal. Gruaja e pranoi krimin më 18 Gusht të vitit të kaluar. Ajo pohoi se kishte përdorur një hanxhar dhe disa thika.

Pjesët e trupit të pajetë u gjetën fillimisht më 28 Korrik. Gjithçka ndodhi si pasojë e tharjes së kanalit. Autoritetet kanë sekuestruar edhe armët e krimit.

 

Prokurori shpjegoi se brutaliteti i këtij krimi i kishte bërë hetuesit që të mendonin pista të tjera fillimisht. Në fakt së pari u fol për një lidhje me krimin e organizuar. Por më vonë u zbulua se bëhej fjalë për probleme familjare

Por më vonë u zbulua se Nadirja kishte probleme psikologjike. Prej vitesh ajo ndiqej nga një psikiatër. Po ashtu, ajo ishte e shtruar në psikiatri në Gusht të vitit të kaluar për simptoma të çrregullimit të personalitetit.

“Më keqtrajtonte, më rrihte, më kërkonte që të ikja se do të shiste shtëpinë. Më kishte kërcënuar disa herë se do më vriste e do më bënte copë copë, dhe atë ditë më kërcënoi o do vdisja unë o do vdiste ai”, ka rrëfyer Kurti.