97 deputetë miratuan sot në Kuvend rritjen e pagave të tyre dhe të ministrave, rritje që do të hyjë në fuqi që nga 1 prilli.

Për rritjen e pagave ka reaguar pak më parë mjeku i njohur, Tritan Kalo, i cili përmend faktin se mësuesit do të marrin 7% më shumë pagë, deputetët 98% dhe administrata 70%.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kalo thotë se pasdore janë lënë pensionistët, të cilëve u jepet vetëm ndonjë bonus paraelektoral.

Ai kërkon të ulet numri i deputetëve dhe punonjësve të administratës dhe këto para t’i jepen pensionistëve.

“Nga 1 Prilli e tutje, dijedhënësit do kenë 7% të rritjes së pagës, Parla-pa-mentaristët 98%, Administrata 70% e indeksim çdo dy vjet… Sa për pensionistët, ata le të kënaqen me ndonjë bonus paraelektoral… Përse të mos ulim numrin e deputetëve dhe të administratës publike, kur në raport me popullatën, në krahasim me vendet e ngjashme në Europë për nga numri i banorëve (2.500.000 janë, apo nuk janë në Shqipëri), ne kemi më shumë deputetë dhe punonjës administrate, dhe vlerën e pagave të tyre t’ua shtojmë buxhetit të pensionistëve?

A nuk ishin pensionistët ata, që ndërtuan hidroçentralet, thanë kënetat, ngritën qindra objekte industriale, ndërtuan qindra rezervuarë e hapën mijëra kilometra kanale ujitëse e kulluese, ushqyen popullin me produkte bujqësore e blegtorale, hapën udhë automobilistike e ndërtuan hekurudha, ndërtuan shkolla e spitale… E majta në të gjithë botën përpiqet të zbusë dasitë sociale, dhe jo më kot në bazën e programeve dhe aksioneve të saj qeverisëse janë idetë e social-demokrasisë… Pasqyrë e zbatimit të këtyre ideve janë sot vendet skandinave: Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Danimarkë… Mot më mirë!!!”, shkruan mjeku./ CNA.al

Rritën pagat e tyre/ Reagon ashpër Tritan Kalo: Të ulet numri i