Sinoptikania e njohur Lajda Porja ka treguar se dita e premte ka qene me nje permiresim te dukshem te motit ku temp ngjithen deri ne 29 grade. Nderkohe edhe e shtuna ashtu si e premtja pritet te kete mot te kthjellet.

Dita e diel fillon me alternime kthellimesh, shtohen vranesirat me reshje te pakta fillimisht ne disa zona me pas ne te gjithe territorin por jo reshje problematike.

Fillimin e javes tjeter gjithashtu priten dite me vranesira ku dita e hene nis me reshje te pakta por fuqizim te vranesirave duke sjell rebeshe shiu ne te gjithe territorin ku nuk perjashtohen edhe reshje bresheri.

Jo vetem e hena dhe e marta por i gjithe 10-diteshi i fundit pritet te mbetet nen ndikimin e kesaj atmosfere pra me vranesira dhe reshje, por ndryshe nga pjesa e pare e majit, temperaturat priten te jene te larta deri ne 28 grade celcius.

Edhe muaji qershor pritet te futet me tiparet e tij pra pritet te vij gradualisht pa nje vape te menjehereshme. Per sa i perket permbytjeve, vendi yne nuk pritet te kete probleme te tilla qe po perjeton Italia.