Kryesia e PSG-së ka vendosur për sulmuesin që do të nënshkruajë për të zëvendësuar Lionel Messin.

Sipas gazetarëve të Le10Sport, objektivi kryesor klubit parizian është sulmuesi i kombëtares së Anglisë dhe Tottenham, Harry Kane.

Kampioni francez është gati të ndajë 100 milionë euro për transferimin e numrit 9.

Sulmuesi ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës londineze që nga viti 2011.

Këtë sezon, Harry ka luajtur 46 ndeshje, duke shënuar 28 gola dhe pesë asistime.