Nga Sazan GURI * –
Kjo skulpturë amorfe dhe pa kurrfarë vlere artistike nuk ka një ndryshim nga xhesti i hoxhës Mazllum Mazllumi, i cili përdhosi Flamurin kombëtar dhe shau shqiptarët.
Kohët e fundit në botë kemi një lloj arti Demoniak, që etiketohet si Tendenca e Shpërfytyrimit të njeriut… Ilirian Shima tregon se eshtë pjesë e kësaj rryme. Përfaqësuesi tipik i saj është Ai një më lart tij – një më larg nesh.
Zoti thotë – Unë e krijova njeriun sipas shembëlltyrës time. Kur i heq fytyrën qe i ka dhënë Zoti njeriut, ti je thjesht një demon Anti-Zot.
Nuk duhet ngatërruar Liria për të bëre art, (kur bëhet fjalë për figura të konceptuara) me aspektin e përçudnimit të figurave reale. Nuk mund t’ia marrësh dhe heqësh fytyrën as Skënderbeut, as nene Terezës. Me thonin një skulpturë botërore ku një Lideri i është hequr Fytyra… Të gjithë Aleksandri, Napoleon Bonaparti, Papa Klementi, George Uashington janë me fytyre reale… Shtrohet pyetja: a mund të quhet bust, kur karakteristika kryesore e një busti është FYTYRA?….
Pse i është hequr fytyra Nënë Terezës? Sepse në qarqet fundamentaliste anti shqiptare, ka një tendencë mohimi të figurave të Kombit shqiptar, dhe një nënë Terezë pa fytyre është Mesazhi i Disa të ashtuquajturve udhëheqës fetarë qe mohojnë Kombin shqiptar.
Përderisa Autoritet shqiptare kane pranuar këtë bust, atëherë ideatori i Bustit është Ai, kurse realizuesi është ky i porosituri, thjesht i paguari artisti, që shet profesionin për dy pare.
Pra, shkurt kemi të bëjmë me një poshtërim të popullit shqiptar?! Sespe ajo është vepra më diabolike që kemi parë në jetën tonë, duke besuar që shqiptarët e vërtetë mendojnë njësoj si këto rreshta.
Shihni të çarën përpara… është në formën e organit seksual të femrës…. perversistetin e tij artisti rekrut nuk mund ta shprehë kurrë të paktën në figurën e Nënë Terezës…..
Nëse demoni artist rekrut është homoseksual, biseksual apo heteroseksual nuk na intereson. Por, cënimi i figurës së Nënës Terezë është diçka e pafalshme…..
Kjo skulpturë amorfe dhe pa kurrfarë vlere artistike nuk ka një ndryshim nga xhesti i hoxhës Mazllum Mazllumi, i cili përdhosi Flamurin kombëtar dhe shau shqiptarët.
Ndaj, na duhet të mbajmë një qendrim akademik, qytetar, shqiptar për këtë figurë pa figurë, për këtë formë prezantimi të njeriut më të dashur të botës pa formë, ku ajo pjesë e trupit që i fliste më shumë pikërisht ajo i mbulohet, siç ishte fytyra e qeshur si shprehje e shpirtit të shenjtë të saj.
* Prof. Ing. Av. Kryeambientalist aktiv në mbrojtje të kauzave madhore që kërcënojnë vendin.