Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikualjt në Shëngjin. Burimet për  ABC News  konfirmojmë se portugezi, Ruben Saraiva dyshohet se ka shkuar në Marok me dokumente false.

Në momentin e arrestimit ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente false apo armë.

Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për të bërë ekstradimin drejt vendit tonë ku do të përballet me akuzën e vrasjes, të kryer në bashkëpunim.

Sipas informacioneve, Edmond Haxhia dyshohet është porositësi dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.