Ish-kreu i bandës së Vlorës në 1997, Myrteza (Zani) Caushi për të disatën herë ka paraqitur në Gjykatën kërkesën për lirimin nga burgu.

Zani Caushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.

Sipas ligjit, pas kalimit të një afati të gjatë brenda qelive të burgut, një i dënuar, qoftë dhe me burgim të përjetshëm mund të kërkojë lirim me kusht.

NJOFTIMI

Detajet e Çështjes:

Nr. i çështjes: 82000-00274-00-2023

Tipi: Penale

Titulli i çështjes: MYRTEZA CAUSHI

Dorëzuesi: GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR MAT

Data e regjistrimit: 27.04.2023

Tipi i çështjes: Ç.P.Fazën e Ekzekutimit / Kërkese për uljen e masës se dënimit

Inicializuar: Ankim Ndaj Vendimeve Për Juridiksion Dhe Kompetencë Penal

Statusi i çështjes: Regjistrim

Ardhur prej: Gjykata shkallës së parë Mat

Objekti i padisë/akuzës: Ulje denimi.

Baza ligjore: Neni 75 i ligjit “Per te drejtat dhe trajtimit e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve”.

Objekti i kundërpadisë:

Baza ligjore e kundërpadisë:

Palët:

Kërkues: MYRTEZA CAUSHI

Palë e Interesuar: INSTITUCIONI I EKZEKUTIMEVE TE VENDIMEVE PENALE BURREL