Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një intervistë për “Panorama TV” është shprehur se institucioni që ai drejton është gati teknikisht për zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi tha se procesi i rekrutimit të operatorëve për pajisjet e numërimit dhe votimit elektronik deri tani ka shkuar mirë.

Ndërsa i pyetur se kur do të dalë rezultati në 3 bashki ku do të aplikohet numërimi dhe votimi elektronik, Celibashi tha se në Vorë, Kamëz dhe Elbasan rezultati do të dalë në orën 20:00.

Ne synojmë që rezultatin paraprak të zgjedhjeve për këto bashki ta shpallim brenda 30 minutave nga momenti që përfundon procesi i votimit edhe në qendrën e fundit të votimit për secilën prej këtyre bashkive. Maksimumi ora 20:00 do ta kemi rezultatin paraprak”, tha Celibashi.