Më në fund nuk ka më pikpyetje. Eduart Grishaj pranoi sonte në Big Brother Fan Club se ditën e shtunë, natën e finales së BBV, Kiara dhe Luizi do të martohen.

Ndërkohë pas këtij konfirmimi duket se kemi zbuluar edhe vellon e nuses.

Nga postimi i shoqes së Kiarës, Xheni Karamani në instastory-in e saj por dhe nga një influencuese mode si Ina Cela kanë lindur dyshimet e para.

Dyshja e vajzave kanë postur në story vellon e një nuseje, pikërisht e njëjta teksa duken te ekzaltuara.

Nuk dihet nëse kjo është velloja që Kiara do të veshë në dasmën e saj, apo vetëm një rastësi e çuditshme, ama as në këtë situatë nuk mungojnë aludimet.

Screenshot 52 Screenshot 53