Kreshnik Hajdari, kryetari i Bashkisë Kuçovë, i cilësuar nga banorët vendas si një ndër zyrtarët më të korruptuar, ka arritur të shpërdorojë paratë publike, edhe për trajtim psikologjik të vetvetes dhe administratës publike.

Gjatë qeverisjes 4 vjeçare të bashkisë, Kreshnik Hajdari, rezulton të ketë hapur procedurat ekonomike për 3 ankande dhe 671 tenderë.

Por gjatë monitorimit të gjithë procedurave nga “Infront” ka rënë në sy një procedurë e Gushtit 2022, ku Kreshnik Hajdari kontrakton me 980 mijë lek, një psikologie me qëllim vlerësimin psikologjik të punonjësve.

Hajdari i Kuçovës, ka përzgjedhur psikologen Eli Prifti nga “Salcë Kozara” e Beratit, të cilën e ka paguar kundrejt vlerës 980 mijë lekë, vetëm me qëllim kryerjen e vlerësimin psikologjik të administratës së bashkisë.

Kjo psikologe është paguar për ti sjellë mendjen në vend Kreshnikut të Kuçovës, i cili përgjatë qeverisjes së tij, ka shfaqur halucinacione të theksuara në raport me njerëzit, investimet publike dhe komunitetin e zonës në tërësi.

Por nga një vëzhgim në QKR, psikologia herë merrte statusin aktiv dhe herë pezullonte aktivitetin tregtar të saj.

Por që nga periudha e Majit 2021, kjo psikologe ka mbajtur të hapur statusin, duke sjellë dhe fitimin e një tenderi që kryen vlerësimin psikologjik të kryetarit të bashkisë Kuçovë dhe stafit të tij. Me gjithë këto rekorde Edi Rama nuk ka ngurruar të këmbëngul për qenien e Hajdarit të tij kandidat garues për një tjetër  mandat kryebashkiaku në zgjedhjet e priteshme te 14 majit.