Ndarja e Shakirës dhe ish-mbrojtësit të Barcelonës, Zherard Pike ishte një ndër lajmet më të bujshme të muajve të fundit. Kjo për shkak edhe të tradhëtisë së spanjollit me partneren e tij aktuale
Pas ndarjes këngëtarja kolumbiane u zhvendos në Majami teksa po jeton atje së bashkë me dy djemtë e saj, Milan dhe Sasha.
Madje Shakira i ka vendosur edhe një kusht ish-partnerit të saj për të takuar fëmijët.
Zherard Pike do të ketë të drejtë vetëm 10 ditë në muaj për ti takuar ata në SHBA. Si zgjedhje të përkohshme, ai ka vendosur të qëndrojë në një hotel pranë shkollës së tyre.