Inceneratori i paqenë i landfillit të Elbasanit është një nga 3 aferat e mëdha  financiare me vlerë 33 milionë Euro e që po “ha” miliona të tjera, inskenuar dhe realizuar nga Edi Rama e Engjëll Agaçi, në pazar me Klodian Zoton, Stela Gugallajn e trafikantin Mirel Mërtiri.

Prej 15 muajsh që e ka sekuestruar SPAK-u dhe e ka marrë në administrim Ministria e Ekonomi-Financave, Inceneratori Elbasanit nuk mund të ndizet dot mbasi është jashtë përdorimi, e për rrjedhojë nuk djeg plehra e nuk prodhon energji elektrike.

Për të fshehur të vërtetën përballë akuzave të opozitës e kandidatit të saj në Elbasan, Luçiano Boçi, para 2 javësh te landfilli i Elbasanit, Bashkia sajoi një fjollë tymi me goma të djegura, që nxirrej nëpërmjet oxhakut të Inceneratorit dhe e filmuan.

Këtë tym, ministrja Belinda Balluku e përdori për mashtrim elektoral, sikur kishte përfunduar remonti i Inceneratorit  të Elbasanit dhe gjoja kishte filluar të digjte plehra e prodhonte energji elektrike, mashtrim që u shpërnda nëpër media nga tellallë-analistët e qeverisë.

Por e vërteta është, se Inceneratori i Elbasanit nuk ndizet fare e nuk do ndizet, nëse nuk zëvendësohet me linjë të re teknologjike, që kushton 45 milionë Euro të tjera.

Ndërsa mashtrimin e ministres Belinda Balluku me tym elektoral në oxhakun inceneratorit, e ka nxjerrë ditën e mërkurë  krye bashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja dhe 6 krye bashkiakët e Qarkut Elbasan me një njoftim zyrtar.

Ata kanë shpallur një tender me vlerë 27 milionë lekë në emër të landfillit Elbasan “ECO-ELB Sh.A”, me objekt: “Testimi i kaldajës dhe turbinës”, që janë dy linjat bazë të inceneratorit, pa të cilat nuk vihet në punë, gjë që tregon se deri tani nuk është vënë në punë.

Tym Elektoral/ Gledjan Llatja nxjerr blof Belinda Ballukun me (mos)ndezjen e

Tenderi do bëhet në datën 8 maj, që do të thotë, se edhe po nuk pati ankime, testimi i incineratorit do vonohet minimalisht 2 muaj nga lidhja kontratës, ndërsa Balluku deklaroi para 2 javësh, se ishte vënë në punë e prodhonte energji.

Ky incenerator është në remont e provuar 8 herë të ndizet, por nuk është vënë dot në punë, as nga 16 specalistët gjermanë, italianë e austriakë që ka marrë e ka paguar Ministria e Ekonomi-Financave, sepse është teknologji e para 70 viteve./Pamfleti /