Kryeministri Edi Rama ka fluturuar sot drejt Britanisë së Madhe për të firmosur një kontratë me ekipin e “Manchester City”-t, i cili, sipas tij: do të hapë një akademi sportive në Durrës. Këtë Kryeministri i njohur për ta berë “qimen tra” e shiti si një arrije të madhe dhe historike.
“Akademia e klubit të Manchester City dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin. Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën”, shkruan Rama.
Por, si qendron në fakt e vërteta dhe kush fshihet pas Akademisë që Rama do ta binjakëzoj me Durrësin? A ka arritje në këtë mes? Jo, nuk ka asnjë arritje. Në skenë dalin sërish arabët. Ata morën portin e Durrësit dhe ekipin e City-t e ka e njëjta familje. Pra është i njëjti rrjet. Arabët duket se po hyjnë fuqishëm te ne duke marrë tani dhe futbollin.