Moti i keq, që ka përfshirë qytetin e Durrësit, ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga durrësi drejt porteve italiane.

Kapiteneria e portit Durrës njofton se shkak për vonesat në nisje, është bërë era dhe deti me forcë mbi 6 ballë.

Probleme gjithashtu janë hasur edhe në sektorin e peshkimit, ku puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa kushtet atmosferike janë drejt përmirësimit.