Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Çifti i cili është në një marrëdhënie prej disa vitesh tashmë, duket se kanë vendosur të marrin këtë hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre.

Burimet për “Kryefjala.com”, bëjnë të ditur se moderatorja dhe regjisori do e realizojnë ceremoninë e tyre martesore në “Lago di Como” të Italisë.

E duket se në kurorëzim nuk do të mungojnë jo vetëm familjarët por edhe shumë personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos.

Sa i përket këngëtarëve të cilët do të performojnë në dasmë, Arbana duket se ka ftuar Anxhela Peristerin, Brunon, Klajdin dhe Yll Limanin.

Kujtojmë se Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, ndërsa moderatorja ka dhe djalin e madh Jonin, nga martesa e saj e parë.

foto galeri