Aktorja Jennifer Aniston është e njohur për bukurinë e përjetshme, dhe stilin elegant që e karakterizon. Tashmë ajo është futur në të 50-at dhe përdoruesit e “Instagram-it” komentojnë se ajo “duket mirë për moshën” dhe vazhdimisht e pyesin se cili është sekreti i saj kundër plakjes. Ndonëse këto komente e kanë mërzitur yllin e “Friends”, ajo ka dashur të ndajë disa nga hapat e rutinës së kujdesit të lëkurës që e bëjnë të duket e re dhe e shëndetshme.

Rutina e saj është e thjeshtë

Jennifer mendon se regjimet e ndërlikuara me 10 hapa të cilat supozohet të transformojnë rrënjësisht lëkurën thjesht nuk bëjnë për të. Ajo bën një jetë shumë aktive ndaj dhe preferon një rutinë të thjeshtë të kujdesit për lëkurën. “I gjithë regjimi im i fytyrës është vetëm sapun dhe ujë për t’u zgjuar, pastaj një lloj hidratuesi që ka krem kundër diellit. Kjo rutinë është e shpejtë. Unë i dua gjërat të jenë sa më të thjeshta,”-u shpreh aktorja.

Nuk e lan fytyrën shpesh përgjatë ditës

Larja e fytyrës shumë shpesh e dëmton lëkurën. Në varësi të lloj të lëkurës, fytyra mund të thahet ose të yndyroset më shumë seç duhet. Kështu, ylli i “Friends” nuk e fytyrën e saj shumë shpesh për të shmangur prishjen e barrierës mbrojtëse.

Përdor të njëjtat produkte prej vitesh

Aniston thotë se përdor të njëjtin hidratues që nga koha që ka qenë adoleshente. “Më pëlqen të krijoj rutina të cilat mund t’i ndjek për një kohë të gjatë. Hidratuesi që përdor bën mrekulli për lëkurën time. Unë thjesht e dua atë. E mbaj në tualet, kam një shishe në makinë. E vendos menjëherë sapo dal nga dushi, por edhe kur shoh se lëkura më është tharë përgjatë ditës,” shpjegoi ajo.

E lan fytyrën me ujë të ftohtë

Uji i nxehtë mund të dëmtojë edhe lëkurën më të shëndetshme. Kështu Jennifer sugjeron përdorimin e kubave të akullit në fytyrë pasi kjo metodë përmirëson qarkullimin e gjakut, i bën rrathët e errët poshtë syve më pak të dukshëm, përmirëson përthithjen e produkteve të tjera të bukurisë dhe zbut lëkurën e ndjeshme të buzës. Ajo gjithashtu e lan fytyrën me ujë ftohtë pasi zgjohet për t’i dhënë asaj një pamje të freskët. “Merrni një tas me ujë akull dhe spërkatni fytyrën 25 herë. Është një truk i vjetër që i jep jetë lëkurës tuaj,” sugjeron Aniston.

Sigurohet që fytyra të qëndrojë e hidratuar

Uji është jetik për shëndetin e përgjithshëm, por standardi “8 gota ujë në ditë” mund të mos funksionojë për të gjithë. E mira është që ta llogarisni sasinë e ujit që konsumoni sipas nevojave të trupit tuaj. Aniston tregoi se e nis ditën me një gotë ujë të ngrohtë dhe tha: “Kur të zgjohem përgatis 1 filxhan me ujë të ngrohtë dhe me një fetë limoni. Këshilla më e mirë që mund t’ju jap është të pini sa më shumë ujë. Zemërohem gjithmonë me shoqen time Courteney Cox sepse ajo më thotë se nuk pi fare ujë gjatë ditës. Mos vallë je çmendur? Uji është gjithçka.”