Real Madridi nuk e ka ndërmend ta shesë Aurelien Tchouameni këtë verë, pavarësisht se ai nuk po ka hapësirë të mjaftueshëm këtë sezon.

Mesfushori francez u transferua nga Monaco në “Santiago Bernabeu” verën e kaluar për 80 milionë euro

Megjithatë, pavarësisht çmimit të tij të madh, Carlo Ancelotti e ka përdorur Tchouamenin si një opsion në mesfushën e tij.

Mungesa e sigurisë për rolin e tij ka krijuar spekulime për të ardhmen, me Liverpoolin që raportohet se ka shprehur interesim për 23-vjeçarin.

Por, sipas “AS”, Real Madrid nuk do të dëgjojë asnjë ofertë për Tchouamenin dhe nuk do ta lejojë që të largohet në afatin kalimtar të verës.

Madje, “Los Blancos” thuhet se mund të hapin bisedimet me të për të rinovuar kontratën.

Aurelien Tchouameni me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.