Dr. Endrit Shabani-

Kjo shoqëri është kapur nga fyti nga një elitë që ka ardhur në pushtet që në shekullin e parë Para Erës Sonë.
Kthen sytë nga Akademia e Shkencave dhe shikon një mamuth si Skënder Gjinushin, ish ministrin e Partisë Komuniste që kërkon edhe një mandat tjetër në krye të akademisë së shkencave.
Dhe e shikon se si i është vënë në dispozicion parlamenti që t’ja zgjasë jetën akademike deri në botën e përtejme.
Kthen sytë nga politika dhe sheh akoma tre mamuthë si Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama.
Kthen sytë nga universitetet, spitalet, media apo nga biznesi, mamuthë edhe aty.
I shikon se si janë të njëjtat fytyra që janë ulur në qafën e këtij populli dhe e kanë kërrusur këtë shoqëri.
Dhe do thuash për çfarë e duan pushtetin këta njerëz?
Çfarë i kanë dhënë shoqërisë këta?
Si ka avancuar shoqëria prej punës së tyre?
Hiç, asgjë! Zero!
Vetëm e kanë vjedhur këtë shoqëri, dhe po e degradojnë përditë. Dhe nuk kanë të ngopur së vjedhuri.