Manchester Utd iu mohua fitorja në fund, duke luajtur baras (2:2) me Sevillën, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Old Trafford”.

Manchester Utd ka treguar lojë shumë të mirë por shpërdoroi shumë raste, që i kushtoi shtrenjtë në fund në takimin e parë të çerekfinales së Europa League.

Në minutën e 62-të, futbollisti Antony i Manchester Utd, godet fuqishëm por shtyllat (në këndin e djathtë) ku bashkohen, ia mohojnë golin.

Marcel Sabitzer ka shënuar në minutën e 14-të e 21-të për epërsinë 2:0 të Manchester Utd.

Në minutën e 85-të, Malacia ka realizuar autogol po ashtu edhe Maguire autogol në atë të 90+3, duke u barazuar rezultati 2:2.

Sevilla bën çmendurinë në Manchester!