Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se Roland Bejko do ketë më shumë sukses në garën për Tiranën se sa Belind Këlliçi.

Sipas tij në Tiranë janë 3 gara; Bejko-Këlliçi dhe pastaj është secili nga ata me Veliajn.

“Në Tiranë, Gjirokastra do ketë sukses, kandidati i Gjirokastrës në Tiranë do ketë sukses.

Bejko do dalë më mirë se Belind Këlliçi në Tiranë.

Janë tre gara në Tiranë; Bejko-Këllici dhe pastaj është secili nga ata me Veliajn.

Kryesorja është kush ka marrë më shumë vota drejt Veliajt, ai e ka mundur këtë tjetrin.

Duhet parë çfarë qëndrimi do të mbajë secili përballë Uashingtonit. Uashingtoni takoi Bejkon”, tha Ngjela.