Rrjeti social Facebook ka shfaqur probleme për mijëra përdorues në mbarë botën këtë të martë. Raportimet në faqen “Down Detector”, e cila monitoron probleme të tilla, kanë nisur që prej mesditës, ndërsa janë shtuar masivisht në orët e pasdites. Shumë përdorues hasin probleme në kërkimin e profileve të tjera në aplikacion, të tjerë nuk kanë mundur të hyjnë në llogarinë e tyre. “Më kanë vjedhur llogarinë apo është problem i Facebook?”, ngre një përdorues shqetësimin në “Down Detector”. “Unë nuk jam në gjendje të shoh listën e miqve të mi. A e kam vetëm unë këtë problem?”, shkruan Amanda Savory në Twitter. Problemet janë shfaqur për përdoruesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Kina, si dhe në një pjesë të Europës. Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga rrjeti social për arsyet që kanë sjellë këto probleme