Për një kohë të gjatë, qëndroni ulur në qetësi me veten tuaj, pa asnjë tjetër pranë. Relaksohuni tërësisht. Mos e lini televizorin apo muzikën ndezur. Vetëm qëndroni me vetën. Vëreni se çfarë do të ndodhë. Ndjeni se si i bashkoheni heshtjes. Vështroni se si filloni të qartësohen. Vështroni se si ndiheni më mirë, më qetë dhe më rehat me veten.
Kur rrini ulur në qetësi, ëndrra e vërtetë e jetës tuaj,fillon t’ju japë ide dhe valë motivimi. Në jetën e sotme ndërvepruese, të qytetëruar dhe plot me informacione, ju ose po jetoni ëndrrën tuaj, ose të dikujt tjetër.
Dhe derisa ti jepni ëndrrës tuaj kohën dhe hapësirën që i duhet për tu formuar thjeshtë keni për ta kaluar pjesën e mirë të jetës duke ndihmuar të tjerët t’i bëjnë ëndrrat e tyre realitet.
Sipas filozofit francez Blise Pascal, shkaktohen nga paaftësia e tij për të ndenjur vetëm,në qetësi, në një dhomë, për çfarëdo periudhe kohe.
Idetë e mëdha njerëzve ju vijnë kur janë vetëm. Njerëzit kanë frikë se do të vdesin nga mërzia apo frika nëse qëndrojnë vetëm sadopak.
Disa njerëz shpërqendrohen kaq shumë, saqë kur mbeten vetëm u duket sikur janë zhytur në një vaske që i privon nga ndijimet,
E vërteta është se, i vetmi motivim real që ne përjetojmë është motivimi që na vjen nga brenda.
Dhe nëse qëndrojmë vetëm aq gjatë sa duhet, do të na vijnë gjithmonë ide motivuese.
Mënyra më e mirë për ta kuptuar botën është ta shkëpusni veten prej saj. Entropia fizike- ndryshimi i shpejtë dhe i shpeshtë i gjendjes ndërmjet mërzisë dhe ankthit ndodhë kur hutoheni nga informacioni i tepërt.
Duke qenë gjithë kohën të zënë, të ngjitur pas celuarit, gjithë ditën jashtë, pa asnjë mundësi për të reflektuar, në fund do t’i servirni vetes një ndjësi të fortë hutimi. Kura për këtë është thjeshtë dhe pa dhimbje.Rrini më shpesh vet.
Prandaj rrini disa çaste në ditë vetëm!