“El Comercio” në Spanjë “hedh bombën” duke aluduar se e fejuara e Gerard Pique, Clara Chía, për të cilën ish-mbrojtësi u nda nga Shakira, e ka tradhtuar me Pep Guardiola-n.

Biondja 23-vjeçare ka pasur një histori sekrete me trajnerin aktual të Manchester City, i cili ka drejtuar Pique në fushën e lojës deri në vitin 2013 kur u largua nga Barcelona.

Mediat shtojnë se pasi mësoi për tradhtinë e Pique me një avokate të re, Clara Chía u hakmor duke flirtuar me ish-trajnerin e tij. Gjithsesi, çifti duket se nuk është shqetësuar aspak nga këto zëra dhe lidhja e tyre vijon e qetë.