Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.
Dyshohet se si pasojë e flakëve ka humbur jetën drejtuesi i makinës, i cili nuk ka arritur të dalë dot nga automjeti.
Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.
Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
