Kreu i PD, Sali Berisha njoftoi thirrjen e një proteste kombëtare në datën 22 dhjetor në Tiranë.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha se protesta do të jetë e vetmja rrugë që do të ndjekë opozita në përballje me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

“Kemi vetëm një rrugë është ajo e protestave, qytetarët duhet të flasin me protestën e tyre, Sa janë ata që duan të flasin 1000, me ne në krye, 2000, ne në krye, 300, ne aty, por rrugë tjera nuk ka. Të gjitha rrugët e tjera janë rrugë zjarrfikësish. Nuk bëhemi kurrë zjarrfikës.

Kemi një problem kryesor për të zgjidhur, ekzistencës ose mosekzistencës sonë. Pse kështu? Në një farsë elektorale, më e shëmtuara në histori.

PD është para një alternative, do vazhdojë të mbetet opozitë e farsave elektorale apo do vendosë qëllim rrëzimin e qeverisë, rikthimin e shqiptarëve, qeverinë teknike dhe marrjen e vlerësimit të qytetarëve të lirë”, tha Berisha.